Edhe pse për herë të parë duke performuar në një skenë, e sidomos aq madhështore sa ajo e Dancing with The Stars, Sara Hoxha dhuroi spektakël.

Së bashku me balerinin Luixhino, ata performuan para jurisë dhe publikut me një “Cha cha cha” që u prit me shumë komplimenta. Për jurinë, Sara i kaloi pritshmëritë me kërcimin e saj dhe e mbizotëroi skenën.

Valbona Selimllari: Ti nuk vjen nga TV, prandaj më ke çuditur mua sot dhe i ke kaluar pritshmëritë. Nëse vazhdon kështu, rrugtimi yt do jetë afatgjatë.

Dalina Buzi: Pas kësaj performance, unë dua ta shoh Sarën në Tv!

Armand Peza: Unë do e kisha shtyre balerinin dhe do të kisha kërcyer me ty nëse Ledri nuk ka kundërshtim sigurisht…

Kledi Kadiu: Duhet të kesh kujdes me gjymtyrët, pavarësisht se energjia ishte shumë e mirë

Por si i votoi juria Sarën dhe Luixhino?

Dalina Buzi: 6 pikë

Armand Peza: 6 pikë

Kledi Kadiu: 5 pikë

Valbona Selimllari: 5 pikë, në total 22 pikë

Sara ngeli shumë e kënaqur me pikët duke thënë: “Si për herë të parë në skenë, shumë mirë”.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkëngjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel