Gent Hazizin, publiku i Top Channel e njeh nëpërmjet Portokalli-së, por tani është rikthyer për të treguar aftësitë e tij në kërcim.

Aktori që ka dhuruar për publikun mbi 105 shfaqje stand up comedy, këtë mbrëmje dhuroi emocione në “Dancing With the Stars” me një “Charleston”, nën ritmet e këngëtarit Adriano Celentano.

Partnerja e tij në kërcim është balerina profesioniste, Emanuela.

“Do doja të të shihja më shumë kërcimtar, se sa aktor te ty”, ishte kritika e parë që mori nga Dalina Buzi.

“Komplimente, ishe mirë”, i tha Armand Peza, ndërsa Kledi Kadiu krikoi padjeshkën dhe disa hapa që tha se duhet të jenë më ritmikë. Megjithatë, juria e cilësoi kërcimin e parë të aktorit si të arrirë në skenë.

Nga ky kërcim, Genti grumbulloi 19 pikë nga juria.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel