Gërmenja e Rrogozhinës, ndryshe njihet si fshati i rrushit. Kultura bazë e fermerëve të këtij fshati është rrushi i tavolinës i mbjellë në sera.

Shpëtim Cani, thotë se fermerët e rrushit në Shqipëri po përballen me mungesën e tregut, kjo pasi në vendin tonë është mbjellë më tepër rrush sec kërkon tregu.

“Unë kam shitur afërsisht 60% të prodhimit, më pas gjysma u prish edhe ky po nuk u shit për 15 ditë rrezikon të mbarojë ciklin e vet”, tha fermeri Shpëtim Cani.

Fermerët para se të mbjellin tokën nuk orietohen as ministria e bujqësisë dhe as që marrin përsipër të bëjnë një plan biznesi, tokat bujqësore mbillen me atë kulturë që ka edhe kolegu i tyre

“Tani për momentin unë nuk mund ta ndryshoj dot sepse e kam bërë investimin . Duke parë u futën këto farat italiane, duke parë njëri-tjetrin edhe unë vazhdova tokën e futa komplet rrush tavoline. Sepse edhe tregu pat kërkesë në kohën që e mbollëm”, tha Cani.

Në këto kushte, çmimin e rrushit e vendos ai që ka lekët, dhe jo produktin.

“Puna është të mos e shohim në degë që të kalbet. Nuk ka çmim, çmimin e vendos tregtari nuk e vendos unë. Dje ma mori rrushin me 80 lekë, sot vjet me 70 e kështu duke e ul çmiminçdo ditë. Komandon ai, unë far fare”, u shpreh fermeri.

Shpëtimi thotë se tregu më i sigurtë është ai brenda vendit, grosistët e eksportit sipas tij nuk janë korrekt me likujdimin e faturave.

“Nuk kemi besim tek tregu jashtëm sa i përket çmimit ose lekët që na kthehen. Unë i dua lekët sot sepse jam duke punuar me punëtor, ai mi sjell pas 6 muajsh ose vitin tjetër”, tha Shpëtim Cani.

Po për të shpëtuar rrushin nga kalbja, sipas bujkut është e nevojshme që fshatin e tyre të ngrihet një magazinë frigoriferike, me shpresën se gjatë kohë së magazinimit do të vijë dhe tregtari për të blerë rrush.

“Një frigorifer këtu ska që të paktën të ketë një magazinë. Ky mall bën 500 e cakton ai, kështu e magazinoj. Ska treg. Duhet të ketë magazinë sepse unë skam mundësi ta shes dhe e çoj atë dhe i vendos çmimin në bazë të cilësisë”, tha Cani.

Mungesa e një harte bujqësore, shumë herë fermerët e të gjithë frutave dhe perimeve i vë para vështirësisë së tregut. Shpëtimi para 21 vitesh mbolli vetëm disa dynym rrush, në atë kohë tregu dhe çmimi i mirë ishte i lehtë për tu gjetur, me kalimin e viteve ai shtoi sipërfaqen e të mbjellave duke e çuar në 3 ha, por ky vendim i Shpëtimit dhe kolegevë të tij, po si sjell atyre rrezikun e falimentit.

Top Channel