Topi i Artë, Mane lë mënjanë egoizmin, tregon hapur preferencën e tij

06/10/2022 18:01

Duhet edhe pak për të mësuar se cili do të zgjidhet lojtari më i mirë i këtij 2022, duke fituar Topin e Artë.

“Benzema ka bërë një sezon madhështor me Realin dhe fitoi Championsin. Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton ai. Bëri një sezon të madh me Realin dhe fitoi gjithçka, besoj se i ka të gjitha meritat për Topin e Artë, jam i lumtur për të”.

Për sa i përket aspektit personal, Mane më pas foli duke iu referuar kalimit te Bajerni dhe te fitorja e Kupës së Afrikës me Senegalin, teksa u shpreh:

“Triumfi në Kupën e Afrikës ishte një çlirim për mua dhe për vendin tim, por e përsëris: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema dhe këtë e mendoj sinqerisht”./ Super Sport

Top Channel