Publiku dënon kopshtin zoologjik që xhirafën e ngordhur ia japin luanit për të ngrënë (fotot)

06/10/2022 19:43

Një kopsht zoologjik në Çeki i ka dhënë një nga xhirafat më të dashura për publikun, kafshëve karnivore që ta hanin, pasi ngordhi për shkaqe natyrale.

Por megjithë kritikat e shumta pas përhapjes së lajmit në publik, ata justifikoheshin duke thënë se “kjo do të kishte ndodhur edhe në natyrë”.

Kopshti i Ostrava në Republikën Çeke kishte marrë mjaft ankesa pas postimit të një fotoje në rrjetet sociale ku shihej luani që hante me ëndje nga trupi i kafshës së vdekur, pasi xhirafa e moshuar 19-vjeçare e quajtur në mënyrë intriguese Rothschild, ndërroi jetë.

Zëdhënësja e kopshtit të kafshëve Šárka Nováková tha: “Xhirafa fillimisht u shtri përtokë, merrte frymë rëndë dhe nuk u ngrit më në këmbë.”

“Sinjalet tregonin për probleme me zemrën, mosha, hipoksia (mungese oksigjeni ne inde) dhe stresi, kështu që ne vijuan dhe i bëmë eutanazi duke i dhënë fund”.

Më tej kopshti zoologjik shkruante në Facebook: “Mishi i kafshës 300kg u përdor si ushqim për kafshët karnivore të kopshtit dhe për kafshë shtëpiake, siç do të kishte ndodhur edhe në natyrë”.

Por postimi kishte marrë shumë kritika, teksa një prej tyre thoshte: “Shumë e trishtë, megjithse është ligji i natyrës, foto të tilla janë pavend”.

“Kur ne informojmë për vdekjen e një personi, japim një foto të tij kur ka qenë gjallë, jo kur i dalin krimbat nga sytë në varr … keshtu edhe me foton e xhirafës së ngordhur që konsumohet nga luani”.

Xhirafat Rothschild jetojnë normalisht 10 deri në 15 vjet në botën e egër, ndërsa mund të arrijnë deri në 25 në kushte të mbrojtura rezervatesh apo kopshti zoologjik.

Specia është e rrezikuar dhe vetëm disa qindra mbeten në rezervatet e Kenias e Ugandas.

FOTO GALERI
1/4
Foto e publikuar nga kopshti zoologjik cek

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA