Aktorja e njohur Hilary Swank ka zbuluar së fundmi se është shtatzënë me binjakë.

48-vjeçarja tha për “Good Morning America” se: Kjo është diçka që unë e kam dashur prej kohësh, do të bëhem nënë dhe jo vetëm me një, por me dy.

Fituesja e Oscarit vazhdoi duke thënë se nuk mund ta besonte këtë gjë. Swank ka treguar për planet e saj për fëmijë ndër vite. Ajo u shpreh për People në vitin 2006 se: Unë patjetër do të doja fëmijë një ditë. Kjo është padyshim diçka për të cilën kam menduar gjithmonë si një vajzë shumë e re.

Aktorja ishte i martuar me Chad Lowe në atë kohë, por u divorcua nga aktori. Tani ajo është e martuar me producentin Philip Schneider. Swank dhe producenti u martuan në gusht 2018 pas dy vitesh lidhje.

Top Channel