Mbrëmje e zjarrtë futbolli, sot luhen takimet e Europa League dhe Conference League

06/10/2022 15:35

Mbrëmjen e sotme do të luhet raundi i tretë i fazës së grupeve të Ligës së Konferencave.

Futbolli shqiptar vazhdon të përfaqësohet në këtë Kupë të Europës me Ballkanin, ekipin nga Suhareka i cili mbrëmjen e sotme do t’i duhet të përballet me ekipin turk të Sivasporit.

Edhe pse nuk ka arritur ende një fitore në këtë fazë grupesh por kanë barazuar 1-1 me Cluzhin e Rukanisë në Prishtinë dhe u mundën 3-2 nga Slavia e Pragës në një ndeshje ku kaluan dy herë në avantazh, skuadra nga Kosova e drejtuar nga Ilir Daja do të përpiqet deri në fund të bëjë surprizën në këtë fazë grupesh ku ka treguar se diferencat që janë në letër mes kundërshtarëve në fushë nuk kanë qenë aspak të dukshme. Ndeshja mes Sivasportid dhe Ballkanit do të startojë orën 18:55. Ndërkohë veç tyre do të ketë edhe përballje të tjera interesante si  Uest Hem që luan në transfertë përballë Anderlehtit apo Fiorentina përball Hërts në Skoci.

Këlni pret në shtëpi Partizanin e Beogradid, ndërsa Vijareali do të luajë në Spanjë ndaj Austrisë së Vjenës. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Gjtihashtu sot luhet edhe xhiro e tretë e fazës së grupeve të Europa League. Pas përfundimit të dy mbrëmjeve të Ligës së Kampionëve, ku nga kuqezinjtë ishte i angazhuar Kristjan Asllani dhe Armando Broja, ditën e sotme është radha e Ligës së Europës, ku në fushë do të zbresin edhe tri ekipe që kanë në përbërje lojtarë shqiptarë.

Elseid Hysaj shihet si titullar nga tekniku Mauricio Sarri, në transfertën që Lacio do të luajë përballë austriakëve të Sturm Grazit. Mbrojtësi luajti 27 minuta në kampionat në fitoren me Specian, ku arriti të japë edhe një asist, ndërsa sot me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë.

Ndërkohë, një tjetër lojtar është Marash Kumbulla, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi dhe akoma nuk është aktivizuar. Nuk dihet nëse Murinjo do t’i besojë mbrojtësit nga minuta e parë në përballjen Roma-Betis, që do të zhvillohet në “Olimpiko”. Gjithashtu pritet edhe aktivizimi i Regi Lushkjas. Mesfushori që është pjesë e Sherif Tiraspolit, do të përballet me spanjollët e Real Sociedadit, një ndeshje tepër e vështirë.

 

Top Channel