Ish-policja amerikane martohet me burrin e fiseve Maasai, 30 vjet më të ri/ Komentuesit thonë se dëshiron vetëm një ‘green card’ (fotot)

06/10/2022 17:55

Një grua nga SHBA është zhvendosur rreth 10,000 km larg shtëpisë së saj për t’u martuar me një burrë tribal të fiseve afrikane Maasai, i cili është 30 vjet më i ri.

Ish-oficerja e policisë thotë se është më e lumtur se kurrë, edhe komentuesit e shumtë në rrjet thonë se ai e dëshiron vetëm për një dokument amerikan udhëtimi  – siç njihet ndryshe ‘green card’.

60 vjeçarja Deborah Babu, nga Sacramento në Kaliforni, thotë se nuk priste të binte në dashuri kur u njoh me bashkëshortin e saj të ri, 30 vjeçarin Saitoty Babu, teksa udhëtonte në Tanzani me bijën e saj 30 vjeçare Royce, në tetor 2017.

Por dyshja kishin qëndruar në kontakt dhe Deborah u kthye përsëri në Tanzani, kur dhe pranoi propozimin për martesë nga Saitoty.

Pas martesës së saj në stil tradicional Maasai në qershor 2018 – ata kanë bërë bashkimin ligjor në qershor 2022 dhe shpresojnë të bëjnë një tjetër ceremoni më të madhe Maasai për të ftuar familjarë dhe banorë fisnorë afrikanë.

Deborah – e cila tashmë përdor emrin afrikan Nashipai – jeton me Saitoty dhe familjen e tij në Ubena, Tanzania.

Por megjithë lumturinë e çiftit, Deborah thotë se sulmohet shpesh nga njerëz në rrjet, qe thone se e ka “adoptuar” burrin e saj.

“Saitoty akuzohet se vjen me mua vetëm për dokumentet dhe kjo më lëndon sepse ai nuk ka dëshirë të vijë në Amerikë”.

Ajo thotë se u njoh me bashkëshortin e saj kur bashkë me të bijën Royce ishin në plazh në Zanzibar, kur dy vendas Maasai, një prej të cilëve ishte Saitoty, u ofruan atyre suvenire.

Deborah refuzoi por kërkoi të bënin një foto pasi nuk ishte takuar kurrë me një Maasai dhe më pas nisi të bisedonte me Saitoty.

“Tani që e shikoj foton duket që ishim të dashuruar”, thotë Deborah.

“Kur u ktheva në Kaliforni megjithse kishim një diferencë prej 12 orësh Saitoty më merrte në telefon çdo ditë.

Pasi mori miratimin e fëmijëve Deborah u rikthye te Saitoty në dhjetor 2017 dhe pranoi të martohej me të.

“Shkova te familja e tij dhe ata më dhanë emrin Nashipai,” thotë gruaja teksa shton se tani jeton në shtëpinë e baltës në Tanzani.

“Gatuajmë në zjarr dhe u kemi ujë të rrjedhshëm”.

“Është ndryshe këtu në Tanzani por jam e lumtur. Njerëzit më thonë se e kam adoptuar apo se jam me moshë sa gjyshja e tij, dhe kjo e mërzit Saitoty”.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA