Europa League/ Manchester United barazon Omonia-n, Rashford realizon një perlë të vërtetë

06/10/2022 20:04

Strum Graz-Lazio po përballen për raundin e tretë të fazës së grupeve të Europa League, ndeshje e cila po transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport4”.

Dy skuadrat janë pjesë e Grupit F, së bashku me Feyenoord dhe Midtjylland, me të katra skuadra që në dy raundet e para kanë marrë nga një fitore dhe nga një humbje.

Europa League

Omonia-Manchester United, ndeshje e cila po transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 3” është e vlefshme për raundin e tretë të Europa League. Këto skuadra janë pjesë e Grupit E, me anglezët që deri më tani kanë marrë një fitore dhe një humbje, ndërsa nga ana tjetër skuadra qipriote ka pësuar dy disfata. Këto dy ekipe janë në një grup me Real Sociedad që kryeson me dy fitore dhe Sheriff Tiraspol, që ka marrë vetëm një fitore.

Omonia-Manchester United (1-1)

53′-Goool! Barazon Manchester United, Rashford e dërgon topin në rrjetë me një super goditje.

34′-Gool! Omonia merr avantazhin, pas një kundërsulmi Ansarifard e dërgon topin në rrjetë.

Top Channel