Energjia elektrike/ 15 deputetë kërkojnë séance me drejtuesit të ERE në Kuvend, miratohet kërkesa

06/10/2022 10:43

Konferenca e kryetarëve do të mblidhet për të përcaktuar kohën dhe ditën e debatit me drejtuesin e Entit Rregullator të Energjisë.

Kjo kërkesë u miratua këtë të enjte në kuvend nga të gjithë deputetët, pasi 15 deputetë kërkuan thirrjen e drejtuesit të ERE.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se e merr në konsideratë kërkesën pasi nuk përfshihet Sali Berisha dhe tha se opozita duhet të dërgojë me shkrim çdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE.

Vasili: Nuk është kursyer burgu për qytetarët, thirrja e drejtuesit të ERE më e pakta e mundshme që mund të bëhet.

Balla: Viti 2022 ishte një prej viteve më të thata. Jemi shumë të gatshëm ta zhvillojmë një debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren, duhet mbledhur konferenca qe kryetarëve dhe duhet të mblidhet sa më parë për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Për të pasur material kërkesat tuaj të zhvillohen me shkrim, që debate të zhvillohet mbi shkresa. O në 13 o në 20 të zhvillojmë një debat, e fundit e përshëndes faktin që në kërkesë nuk e keni përfshirë ‘non gratën’ dhe kjo e bën më kuptimplotë kërkesën për ta pranuar.

Vasili: Nuk ka vend për votim, më e pakta është shtyhet për shqyrtim, por është e pamundur të votohet, nuk ka logjikë që të vijojmë me votimin.

Nikolla: Të gjithë pro, do mblidhet konferenca e kryetarëve që do përcaktojë kohën dhe ditën e debatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA