“Thatësira” golash në Superiore, 30 më pak se sezonin e kaluar!

05/10/2022 13:17

Kategoria Superiore ka humbur shumë gola nga sezoni i shkuar, teksa në 30 ndeshjet e para të këtij sezoni janë realizuar 50 gola.

Në një krahasim me edicionin e shkuar, në gjashtë javët e para ishin shënuar 30 gola më tepër, teksa 10 skuadrat kishin shënuar 80 gola.

Mesatarja e golave të shënuar në edicionin aktual është 1.6 gola për ndeshje, ndryshe nga sezoni i shkuar kur mesatarja ishte 2.6 gola për ndeshje.

Shtatë nga dhjetë ekipet e këtij edicioni, nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 5 gola, ndërsa vetëm Tirana ka realizuar 10 herë, me Redon Xhixhën i cili mban firmën e 7 realizimeve.

Top Channel