Shpejtësi dhe furi, Mike Tyson “hedh” karrigen me rrota dhe ngjitet në ring

05/10/2022 13:06

Vetëm disa javë pasi publikimit të një fotoje shfaqej në një karrige me rrota, duke i trembur jo pak fansat e tij, legjenda e boksit, Mike Tyson, ka shpërndarë një video gjatë stërvitjes në ring, ku duket qartë se jo vetëm nuk ka probleme shëndetësore, por lëviz me një shpejtësi dhe furi të pabesueshme.

Tyson, i cili ishte zyrtarisht në pension që nga viti 2005, postoi klipin në Instagram, të mërkurën në mëngjes, teksa stërvitej me trajnerin e tij, Rafael Cordeiro.

56-vjeçari ka vuajtur për shkak të problemeve shëndetësore muajt e fundit dhe u fotografua në një karrige me rrota në aeroportin e Miamit, në muajin gusht.

Tyson shpjegoi atëherë se kishte ka vuajtur nga “shpërthim i nervit shiatik”, një problem i vjetër për të.

Ai ka treguar më parë se dhimbja e shpinës e detyroi të linte boksin dhe një shpërthim serioz në vitin 2020 e lanë shtrat për dy javë.

Kohët e fundit, “Iron Mike” ka folur për mënyrën sesi ai pret që vdekja e tij të vijë “shumë shpejt” ndërsa fliste me një terapist të traumës.

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht,” tha Tyson. “Pastaj, kur shoh pasqyrën, dalloj ato pika të vogla në fytyrën time, them: “Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt”.

/ Super Sport

Top Channel