“S’flisja kot unë”, Kahn: Besim absolut te Nagelsmann, ju tregoj pikën e tij më të fortë

05/10/2022 13:34

Pushimi i ndeshjeve të Kombëtareve, i ka bërë shumë mirë Bayern Munchen.

Kampionët e Gjermanisë kanë shënuar 9 gola pa pësuar asnjë në dy takimet e fundit ndaj Bayer Leverkusen në kampionat dhe Viktoria Plzen në Champions League.

“Presioni” mbi Julian Nagelsmann është larguar, ndërkohë që CEO i bavarezëve, Oliver Kahn, ka konfirmuar besimin e drejtuesve dhe gjithë ambientit të Bayernit te tekniku 35-vjeçar, shkruan Super Sport.

Ne kemi besim absolut te trajneri. Sigurisht që ishim të përgatitur që do të kalonim disa faza të vështira, por Julian mëson shpejt dhe ka cilësi të shkëlqyera. Ai ka besimin e të gjithëve ne.

Është e lehtë të flasësh pas dy fitoreve nga 4-0 dhe 5-0. Unë e kam thënë gjithmonë që duhet t’i japim pak kohë trajnerit. Mos harroni që nuk kemi humbur gjë akoma.

Në Champions League kryesojmë me pikë të plota dhe jemi në garë për të fituar titullin kampion”, deklaroi ish-portier i famshëm gjerman.

Top Channel