Pagat e pedagogëve do rriten/ Rama: 7% nga qeveria, pjesa tjetër universitetet. Pedagogët: Nuk mjafton

05/10/2022 15:12

Në ditën kur pedagogët protestuan në universitetin politeknik me thirrje ndaj qeverisë për dyfishimin e pagave, kryeministri Rama në po të njëjtën orë me ta foli nga universiteti bujqësor se nga një tetori pagat do të rriten deri në 15%, por buxheti i shtetit do të mbulojë vetëm 7%.

Zëri i Ramës arriti edhe në veshët e pedagogëve protestues, të cilët mbetën të zhgënjyer nga vendimi dhe se e vlerësuan të pavlefshëm rritjen e pagës e të pamjaftueshme për të ndaluar grevën.

“Është qesharake. Ne do të vazhdojmë bojkotin e mësimit. Nuk do të nis viti i ri akademik… nuk tërhiqemi”, u shprehën pedagogët.

Sindikata e punonjësve të universiteteve kërkojnë që pedagogët të kenë një pagë dinjitoze në mënyrë që të kemi një arsim cilësor. Ata propozojnë që të paktën të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike në Kosovë.

“50% rritje, 30% këtë vit e 20 vitin tjetër. zoti kryeministër keni kohë edhe 12 ditë, ndryshe nuk do të hyjmë në auditor”.

Pas në kohë kthehet Ismail Hoxha, drejtuesi i grevës së organizuar në vitin 2004 të njohur si lëvizja e profesoratit. Sipas pedagogut të universitetit politeknik, që prej 18 vitesh stafi akademik nuk ka përparuar.

Ministrja e arsimit, Evis Kushi duke qenë pjesë e komunitetit të pedagogëve kërkoi mirëkuptimin e tyre dhe i nxiti ata që të mos bazohen vetëm te paga por që të bëhen pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare për kërkimin shkencor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA