Një dashuri që lindi nga tradhtia, Tom Brady dhe Gisele Bundchen nisin procesin e divorcit

05/10/2022 10:47

Tom Brady (Tampa Bay Buccaneers) dhe Gisele Bündchen kanë urdhëruar avokatët e tyre për të nisur procesin e divorcit.

“Ylli” i NFL-së dhe modelja e njohur brazilian, të cilët u martuan në vitin 2009 dhe që prej javësh kanë jetuar të ndarë, po “studiojnë opsionet e tyre”.

Tom Brady filloi të takohej me Gisele Bündchen në vitin 2006 ndërsa ishte në një lidhje me Bridget Moynahan, aktoren karizmatike të “Blue Bloods”, e cila nuk mund ta harrojë lehtë tradhtinë e Brady-t kur ishte shtatzënë.

Top Channel