“Ia përsëris çdo ditë këtë këshillë”, Pioli: Çfarë më pëlqen më shumë nga Leao

05/10/2022 14:19

Milanin e pret një sfidë e vështirë sonte në mbrëmje. Kuqezinjtë do të përballen me Chelsea në “Stamford Bridge”, sfidë e fortë dhe e rëndësishme për fazën e grupeve në Champions League, aty ku ekipi i Piolit numëron katër pikë pas dy takimeve të parë.

“Qëndrimet e tij nuk kanë lidhje me atë që është brenda Rafaelit. Ai është një djalosh inteligjent dhe shumë i ndjeshëm. Mua më pëlqen shumë pasi të dëgjon.

E këshilloj çdo ditë që të mos kënaqet kurrë, sepse një lojtar me potencialin e tij duhet ta shfrytëzojë në maksimum talentin për të mbërritur në majën e botës”, deklaroi trajneri italian./ Super Sport.

Top Channel