Festë fierake në “Loni Papuçiu”, Apolonia U19 eliminon rivalët kazakë

05/10/2022 16:25

Apolonia U19 mposhti 3-1 kazakët e Astanës në “Loni Papuçiu” dhe siguroi kualifikimin në finalen e “play-off” në Champions League.

Ekipi fierak festoi pas golavarazhit të përgjithshëm 4-2, duke llogaritur barazimin 1-1 në transfertë.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Apoloninë falë golit të Erald Maksuti (14’). 18-vjeçari realizoi edhe golin e dytë personal në minutat e para të fraksionit të dytë të takimit (48’), ndërkohë që Arlind Kurti trefishoi rezultatin 18 minuta përpara fundit të takimit.

Salamat Zhumabekov realizoi golin e nderit për Astana U19 në minutën e 77’, teksa në fund pati festë fierake. Apolonia do të sfidojë Hajdukut e Splitit në dy finalet për një biletë në fazën e grupeve në Champions League.

Top Channel