Video/ Momentet e sulmit brutal ndaj ‘paparazzi-t’ nga miqtë e aktoreve të Hollywood, Margot Robbie e Cara Delevingne (fotot)

04/10/2022 15:25

Një fotogazetar që ka thyer krahun teksa ndiqej nga dy producentë britanikë në Buenos Aires tha sot se aktoret e Hollywood Margot Robbie e Cara Delevingne i nxitën ta ndiqnin dhe ta dhunonin për t’i marrë fotot e bëra.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur Pedro Alberto Orquera ndiqet nga producentët e filmit Josey MacNamara e miku i tij Jac Hopkins, kur ata e panë që po bënte foto të Robbie e Cara Delevingne, teksa dilnin nga një restorant luksi në 3 të mëngjesit të dielën.

61 vjecari Orquera tha se dyshja po e ndiqnin kërcënueshëm jashtë restorantit dhe theu krahun kur ra përtokë, teksa shtonte se aktorja australiane Robbie kishte nxitur dy burrat ta ndiqnin.

“Zonja Robbie, të cilën mund ta identifikoja preku në shpatull një prej anëtarëve të sigurisë së saj dhe tregoi me gisht nga unë”, tha ai për britaniken ‘The Sun’.

“Më ka shpëtuar jeta për mrekulli, nuk e di ç’do të kishte ndodhur sikur të kisha rënë përtokë me kokë”, tha Orquera, për rrjetin argjentinas TN.

Në pamje shihet një burrë i veshur me të zeza që vrapon duke u larguar nga një burrë me bluzë të bardhë, para se të bjerë përtokë në rrugë, para një makine që ndalon në moment.

Dy britanikët u arrestuan dhe dërguan në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa vetë gratë Margot e Cara ishin larguar nga skena e incidentit të dhunshëm.

Pedro thotë tashmë se ka përgatitur padinë për sulmin e paprovokuar.

Modelja dhe aktorja britanike Cara, 30 vjeçe, dhe kolegia australiane  Margot, 32, ishin duke ngrënë në restorantin e famshme Francis Mallmann kur ndodhi incidenti skandaloz.

Dyshja kishin ardhur aty bashkë me dy producentët, me të cilët kanë punuar për filmin e njohur ‘Wolf of Wall Street’.

Fotografi Pedro tha për britaniken The Sun: “Ishte një sulm brutal, vërtet djallëzor. Ata u përpoqën të merrnin aparatin tim dhe të fshinin fotot që kisha bërë.

“Unë përpiqesha të largohesha sepse ata po më godisnin. Kur tentova të vrapoja ata më qëlluan me shkelm aq fort sa kamera ime përfundoi në ajër dhe unë rashë përtokë duke plagosur krahun”.

Pas disa minutash kishte ardhur policia ndërsa dy vajzat e famshme po ngjiteshin në makinë kur ndodhi rrahja dhe shoferi i largoi me shpejtësi.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA