Shpesh shohim fëmijët e prindërve të pasur dhe të famshëm që bëjnë një jetë komode, shpenzojnë trashëgiminë e fituar, madje duke shijuar veset dhe festat e çmendura, por ka përjashtime.
Mila Kunis, Daniel Craig, Jackie Chan dhe Mark Zuckerberg janë vetëm disa nga prindërit e famshëm që kanë miliarda, por nuk do t’ia lënë pasardhësve të tyre.
Këto janë arsyet e tyre:
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher- “Ne nuk krijojmë trashëgimi për ta dhe pas vdekjes do t’i japim paratë për bamirësi ose ndonjë gjë tjetër. Nuk e kemi vendosur ende”, ka treguar dikur çifti i famshëm.
Edhe pse pretendojnë se ‘nuk do t’i lënë në baltë’ fëmijët e tyre, edhe pasardhësit e tyre do të duhet të punojnë shumë për të fituar para.
“Nëse fëmijët e mi vendosin të fillojnë biznesin e tyre dhe nëse kanë një plan të mirë biznesi, unë do të investoj, por ata nuk do t’i marrin paratë pa punuar,” shpjegoi Kucher dhe shtoi se beson se në këtë mënyrë fëmijët do të jetë të motivuar për të krijuar atë që kishin në fëmijëri.
Daniel Craig- “Filozofia ime është që duhet të heq qafe gjithçka para se të vdes. Nuk dua të lë trashëgim shuma të mëdha parash për brezat e ardhshëm. Trashëgiminë e konsideroj mallkim, nuk do t’ua lë kurrë fëmijëve të mi”, tha dikur James Bond i filmit, i cili ka dy vajza.
Aktori Jackie Chan ka deklaruar disa herë se ka në plan ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia lërë djalit të tij. Ai shpjegoi edhe pse: “Nëse është mjaftueshëm i aftë, mund të fitojë lehtësisht para vetë. Nëse jo, atëherë thjesht do të humbasë timen, dhe unë nuk e dua këtë.”
Mark Zuckerberg- Themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij Prisila Chem pretendojnë se pasurinë e tyre prej 82.6 miliardë dollarësh nuk do t’ua lënë vajzave të tyre, por do të dhurojnë 99 për qind të gjithçkaje.
“Ne duam që fëmijët tanë të rriten në një botë më të mirë se jona. Ne do të bëjmë pjesën tonë për t’ua bërë të mundur, jo vetëm sepse i duam, por edhe sepse kemi përgjegjësi morale ndaj të gjithë brezave të ardhshëm”, thanë ata.
Simon Cowell – Muzikanti dhe producenti televiziv gjithashtu nuk mendon se do t’ia lërë trashëgiminë djalit të tij. Siç thotë ai, gjëja më e mirë që një prind mund t’u japë fëmijëve të tyre është koha dhe t’i ndihmojë ata të mësojnë atë që prindërit e tyre tashmë e dinë.
“Djali im nuk do të trashëgojë asgjë, më mirë do t’ia lë paratë dikujt tjetër. Më shumë gjasa për ndonjë bamirësi. Unë nuk besoj në transferimin e parave nga një brez në tjetrin”, tha ai.
Top Channel