Disa enzima që shpërbëjnë me shpejtësi qeset plastike janë zbuluar së fundmi në salivën (pështymën) e krimbave të dyllit, të cilët janë larva të parasitëve që infektojnë hojet e bletëve.
Enzimat u zbulua se shpërbënin polietilenin e plastikës në temperaturë dhome, çka mund të sjellë një mënyrë të leverdisshme dhe efektive të riciklimit të plastikës.
Aktualisht në botë mund të riciklohen më pak se 10 për qind të mbetjeve të plastikës.
Zbulimi u bë nga një shkencëtare dhe amator i rritjes së bletëve, e cila teksa pastronte hojet pa se larvat krijonin vrima në qeset plastike dhe kjo ndodhte vetëm prej pështymës së tyre.
Prandaj studiuesit besojnë se saliva e tyre përbëhet nga “enzima degraduese mund të revolucionarizojnë teknikat e pastrimit të ndotjes”.
“Kosheret e mia ishin mbushur me krimba dylli dhe unë nisa t’i pastroj duke vendosur krimbat në një qese plastike”, tregon studiuesja Dr Federica Bertocchini, e institutit biologjik në Madrid. “Më pas vura re vrimat që nuk kishin të bënin me gërryerje por me shpërbërie kimike”, tregon ajo.
Studiuesit thanë se të tjera studime nevojiten për thellimin e praktikës, por të tilla enzima janë zbuluar dhe në insekte të tjera ose bakterie.
Studimi i publikuar në revistën Nature Communications, identifikonte 200 proteina të pështymës së krimbit të dyllit, derisa i ngushtonte ato në dy më efektive që mund të kishin efektin e “ngrënies së plastikës”.
Larvat e krimbit të dyllit jetojnë e rriten në hojet e bletëve, prandaj mund të kenë evoluar këto enzima.
Top Channel