Pagoi vëllezërit Beqiraj për të vrarë dy persona/ Kush është porositësi, polic i burgjeve që donte të merrte hak

04/10/2022 15:39

Mes të arrestuarëve të sotëm në kuadër të operacionit të koduar porositë, është edhe një punonjës i policisë së burgjeve.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se bëhet fjalë për të arrestuar Flamur Bejko, i cili gjithashtu kishte kontraktuar vëllezërit beqiraj për të kryer një vrasje të dyfishtë.

Ai kërkonte të vdekur dy persona si shenjë hakmarrje pasi ata e kishin dhunuar. Për këtë vrasje vëllezërit u paguan paraprakisht 3500 euro.

Për të siguruar mjetet për kryerjen e saj konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik por ngarja nuk u krye.

Arma dhe eksplozivi u sekuestruan nga policia pas kontrollit të banesës së tyre.

Kush janë të arrestuarit e operacionit ‘Porositësi’:

Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami

Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA