Albano Bogdo flet për dashurinë dhe frikën për t’u bërë baba: Jam fejuar katër herë, por tani duket se kam gjetur të duhurën
Një grua në SHBA është arrestuar nga policia pasi solli me vete në bar rakunin që mbante në shtëpi, të cilin e kishte quajtur ‘Rocky’.
38 vjeçarja Erin Christensen u akuzua për shkelje nga autoritetet shëndetësore pasi sipas tyre ata që preknin kafshët mund të rrezikoheshin nga sëmundja e tërbimit.
Kishte rreth 10 klientë në barin e zonës Maddock Bar në North Dakota, në kohën kur baristja Cindy Smith, i kishte kërkuar gruas të largohej pasi nuk mund të qëndronte bashkë me kafshën e egër.
Ajo tha për rrjetin lokal ‘Bismarck Tribune’: “Ne më në fund arritëm ta nxirrnim jashtë atë me kafshën, kjo e fundit nuk ndahej nga shpatulla e gruas gjithë kohën, nuk kafshonte”.
Por dikush kishte thërritur policinë dhe gruaja rrjedhimisht u arrestua dhe kafsha iu mor me forcë.
Në dokumentet e gjyqit Christensen akuzohej se “kishte fshehur nga autoritetet një rakun të egër dhe nuk tregonte vendndodhjen e tij”.
Në deklaratën e saj të tronditur, Christensen tha: “Shumë u bë për të ndaluar një rakun të pafajshëm, i cili u vra brutalisht nga autoritetet edhe pse rezultoi negativ për sëmundje”.
“Ata nuk shqetësoheshin për shëndetin tonë por vetëm për të gjetur dhe për të vrarë Rocky, e për të më arrestuar mua”.
Familja jepte një deklaratë për rakunin e tyre të vrarë nga zyrtarët: “Rocky ishte vetëm disa muajsh, një kafshë e butë dhe e dashur nga të gjithë. Ishte si një mace që nuk ndalonte së përdoruri duart e tij për të lozur”.
Christensen shtonte: “Rocky, i cili ishte viktima e një krimi, ishte gjetur i braktisur në rrugë tre muaj më parë në mbrëmje, nuk kishte shenja kafshësh apo të një foleje aty prane, kështu që ne e morën për ta rihabilituar për t’u kthyer në botën e egër”.
Top Channel