Kryeministri grek fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip, reagime të shumta në rrjet Nxënësit janë kthyer ne shkolla pas një muaji grevë.
Këtë të hënë procesi mësimor është zhvilluar i rregullt, derisa nxënësit i janë gëzuar hapjes së shkollave.
Ndërkaq prindërit thonë që për një muaj nxënësit kanë humbur shumë sa i përket mësimit.
Procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat në Kosovë me përgatitjet e nevojshme.
Greva u pezullua pas një muaji, pasi mësimdhënësit vendosën për t’i dhënë edhe një mundësi tjetër Qeverisë në plotësimin e kërkesave të tyre, sidomos për ndarjen e shtesave prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Nëse ekzekutivi nuk bindet në kërkesat e sindikalistëve, greva do të nis përsëri në janar.
Qeveria ende këmbëngul që kërkesa e mësimdhënësve është e paarsyeshme.
Top Channel