Nga Kavaja ku dorëzoi apartamentet për familjet e prekura nga tërmeti kreu I qeverisë Edi Rama, përsëriti apelin për kursim të energjisë.
Rama sqaroi arsyet e vendimit për shtyrje të fashës prej 800 këh, ndërsa theksoi se muaj në vijim do të jenë sfidues sa i përket krizës energjitike.
“Të gjithë ata që u goditën do marrin deri në fund atë që iu takon. Do të marrin apartamente që janë shumë më të mira se ato që humbën. Do të jenë pronë e familjeve pa asnjë detyrim ndaj shtetit. Kemi parë shumë programe rindërtimi dhe ky është i vetmi ku familjeve që humbasin shtëpi iu jepen shtëpi falas 100%.
E bëjmë këtë sepse e dimë mirë se nuk janë kohët më të mira, nuk është e drejtë që këtyre familjeve ne t’iu vëmë qoftë edhe 1 qindarke plus barrë. Ndaj këto janë të hipotekuara, mund ta bëni c’të doni. Asnjëherë shteti smund të vi te ju dhe t’ju kërkojë cfarë do qoftë. Është një kohë e vështirë. Inflacioni që e ka sjellë lufta, ka vështirësuar jo vetëm familjet por edhe të gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku kemi besim e bindje që do t’ia dalim sic duhet.
Jemi të vendosur të mbajmë të paprekur cmimin e energjisë, por kjo nga njëra anë ka rolin e vet në një farë frenimi të inflacionit, por nga ana tjetër kërkon vetëdije që ai cmim nuk është cmimi real. Në fatura ka edhe një shënim, diferencën me cmimin real do vijojë ta mbulojë qeveria nga buxheti. Që as cmimi mos rritet por edhe kufizime mos ketë.
Janë dy anë të një rruge shumë delikate. Kërkoj të kursejmë sa të mundemi. Nëse e shtymë aplikimin e fashës, kjo erdhi si rezultat i faktit që nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi, qoftë për shkak të fillimit të kursimit por edhe reshjeve. Por tetori nuk është muaji më sfidues. Muajt në vijim rritet më shumë konsumi bashkë me të ftohtin. Të bëjmë pjesën tonë, ne do bëjmë cmos, por nëse kushdo bën pjesën e vet, duke mos harxhuar kot energji jemi shumë më të sigurtë. Duam të mos e prekim cmimin dhe të mos i drejtohemi kufizimeve.”- u shpreh Rama.
Top Channel