Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik
Filmi “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi u shfaqet premierë të shtunën për publikun kryeqytetas.
Filmi ka pasur premierën botërore në Venecia. Lufta e Verës për pronën familjare shpalos një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht . Në film luajnë: Teuta Ajdini, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Në rolin e Verës, Teuta Ajdini rrëfen se filmi është një portret intim por edhe universal i një gruaje, e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.
Filmi ka rrëmbyer çmimin Golden Sun për filmin më të mirë në edicionin e 21-të të Festivalit Evropian të Filmit CINEDAYS,në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Top Channel