Paris Hilton kërkon dëshpërimisht qenin e humbur, ekspertët: Mund ta kenë sulmuar çakejtë

02/10/2022 22:48

Paris Hilton po i jep fund kërkimit për qenin e saj të zhdukur pasi ekspertët besojnë se ai është kapur nga një kafshë grabitqare.

41-vjeçarja ofroi një shpërblim prej 10.000 dollarësh për kthimin e Diamond, 6-vjeçare, pasi qeni u zhduk nga shtëpia e saj në Hollywood Hills më 14 shtator.

Një burim i përfshirë në kërkim tha për gazetën Mail on Sunday se Paris Hilton është shumë e trishtuar pasi Diamond nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve intensive.

“Është shumë e trishtueshme, por Paris po arrin në përfundimin se mund të mos e shohë më kurrë Diamond Baby. Që nga fillimi ka qenë gjithmonë frika se, për shkak të terrenit, Diamond Baby mund të ketë rënë viktimë e çakejve të egër. Ka pasur një valë rekord të të nxehtit në Los Anxhelos dhe këto kafshë grabitqare po vijnë në lagjet e banuara duke kërkuar ushqim dhe ujë, pasi po ngordhin urie.”

Megjithatë, Paris “nuk ka hequr dorë nga shpresa” se ka ende një mundësi që qeni i saj të kthehet një ditë. Një mik i familjes tha se artistja kurrë nuk do të heqë dorë nga Diamond Baby.

Paris, e cila është e martuar me Carter Reum, ftoi ekspertë të ndryshëm përfshirë edhe një detektiv, për të gjetur kafshën e humbur, por deri më tani pa dobi.

“Ne kemi punësuar një detektiv për kafshët shtëpiake dhe po kërkojmë qenin që ta gjejë me dron. Po bëj gjithçka për ta kthyer atë. Kushdo që ka dashur ndonjëherë një kafshë shtëpiake dhe e ka humbur, do ta kuptojë këtë dhimbje që po ndjej…

“Ndjej sikur një pjesë e imja mungon dhe asgjë nuk është e njëjtë pa të këtu. Diamond Baby është gjithçka ime, me të vërtetë si një vajzë për mua. Ne ishim të pandarë, ajo ishte mikja ime më e mirë”, ka thënë Hilton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA