Ish-ylli i Real Madrid, Iker Casillas, ka hedhur poshtë pretendimet se është në një lidhje dashurie me këngëtaren kolumbiane Shakira.

Casillas së fundmi ka finalizuar divorcin nga gazetarja sportive spanjolle, Sara Carbonero, por thashethemet kanë qarkulluar se tani po takohet me ikonën e muzikës.

Kjo erdhi pasi 41-vjeçari filloi ta ndiqte Shakira-n në Instagram, por me të parë lajmet reagoi menjëherë me disa postime në InstaStory. Ish-portieri solli disa lajme në të cilat flitej për një romancë të supozuar me këngëtaren e famshme.

Pas një sërë lajmesh që shpërndau në Instagram, ai me anë të një ‘emoji’ shihej që ishte i zemëruar për këto lloj aludimesh. Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë njëherë e mirë të gjithë zërat se mes tyre mund të kishte diçka.

Teksa Gerard Piqué vazhdon lidhjen e tij të re të dashurisë pas ndarjes me Shakirën, këngëtarja kolumbiane mund të ndjekë hapat e futbollistit dhe, megjithëse nuk është konfirmuar, ajo së shpejti mund të takohet me ish të dashurin e saj Antonio de la Rúa. Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte miqësinë me Gerard Pique.

Së fundmi një gjykatës spanjoll ka paralajmëruar yllin e popit Shakira se duhet të dalë në gjyq për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 14.5 milionë eurosh. 45-vjeçarja, u paralajmërua për herë të parë në korrik se mund të dënohej deri në 8 vjet pasi u akuzua për gjashtë akuza për mashtrim tatimor. Por doli se një gjykatës në një gjykatë hetuese pranë Barcelonës ka urdhëruar zyrtarisht këngëtaren që të dalë në gjyq, në një vendim që mbyll hetimin e tij të gjatë penal dhe do të shohë yllin kolumbian të marrë qëndrimin e saj në gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA