‘Kriza nuk kursen as Rothschild-ët’/ Pasardhësit nxjerrin në ankand dekorimet e shkëlqyera të vilës aristokrate në Britani (fotot)

30/09/2022 15:20

Pasardhësit e një prej linjave të gjakut më të fuqishme të botës, thonë se presin të arkëtojnë të paktën 1 milionë paundë duke shitur antika e vepra të shkëlqyeshme arti nga një vilë madhështore rurale në Britani.

Përmbajtja e koleksionit të pabesueshëm të familjes së bankierëve Rothschild, vjen kryesisht nga pinjolli Alfred, që konsiderohet si koleksionisti më i madh i shekullit të 19-të.

Ata thonë se të gjitha objektet në shitje mund të gjurmohen si pronë e brezave të ndryshëm të familjes së pasur të bankierëve gjatë 150 vjetëve të fundit, para se të vinin në vilën Exbury House në rajonin New Forest.

Dinastia hebreje ‘de Rothschild’ nisi të njihej në Frankfurt, Gjermani, gjatë shekullit të 18-të, prej institucioneve financiare të krijuara nga Mayer Amshel de Rothschild.

Pesë djemtë e tij zgjeruan më pas biznesin e bankave e fajdeve duke nisur themelet e perandorisë së sotme ndërkombëtare që zotëron e financon biznese, korporata dhe shtete.

Lionel de Rothschild është pronari aktual i vilës britanike të shekullit të 18-të nga do të shiten rreth 200 objekte arti, mobilje antike e bizhuteri të tjera, që do të dalin në ankand prej 5 tetorit.

Një nga objektet më të vlefshme është mozaiku ‘Rothschild Raffaelli’ i krijuar me xhevahirë ‘lapis lazuli’ dhe me alabastër egjiptiane.

Objekti rreth 1 metër katrorë qëndron mbi një pllakë të mermertë dhe pritet të arkëtojë rreth 100 000 dollarë nga rreth $100 që u ble një shekull më parë.

Në ankand dalin gjithashtu dy figura argjendi të shekullit të 16-të, të një shpatari e harkëtari që pritet të shiten rreth 50 000 dollarë.

Drejtuesi i ankandeve Mark Yuan-Richards tha: “Familja Rothschild njihen si bankierë me pasuri të pamasë, por ishin gjithashtu nga koleksionistët më të mëdhenj të shekullit të 19-të.

“Prandaj koleksioni është i veçantë prej rangut të gjerë të objekteve nga kjo familje historike”.

Në koleksion është dhe një tavolinë gjermane bakri e gdhendur me skenën e Adamit e Evës pranë Pemës së Dijes, që pritet të nisë shitjet nga 15 000 dollarë.

Ndërsa një çift vazosh franceze që mbaheshin në dhomën e mozaikut Rothschild Raffaelli pritet të arkëtojë rreth $20,000.

Një fuçi e rrallë vere italiane do të nisë ofertat nga £6,000 si deh një shandelier i argjendtë që nis ofertat nga £8,000.

FOTO GALERI
2/15
Një nga objektet më të vlefshme është mozaiku ‘Rothschild Raffaelli’ i krijuar me xhevahirë ‘lapis lazuli’ dhe me alabastër egjiptiane.

Top Channel