Shuhet në moshën 59-vjeçare reperi i njohur Coolio! Miku i tij e gjeti të shtrirë në dysheme

29/09/2022 09:47

Vetëm 59 vjec, reperi i njohur amerikan Coolio është larguar nga jeta, duke lënë pas tronditje dhe trishtim.

Ai u gjet pa reagim në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij në Los Angeles, pohoi për mediat vendase  menaxheri i tij Jarez Posey.

Do të jetë autopsia dhe test toksikologjik ato që do të përcaktojnë shkakun zyrtar të vdekjes së yllit të Gangsta’s Paradise. Megjtihatë, burime policore pohuan paraprakisht për TMZ se në vendngjarje nuk u gjetën lëndë narkotike. Mjekët më shumë besojnë se ai ka pësuar një atak kardiak.

Yjet si Michelle Pfeiffer dhe Snoop Dogg, i bënë homazhet e tyre reperit emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr. Coolio fitoi një cmim  Grammy me këngën e vitit 1995 Gangsta’s Paradise, e cila u kthye në kolonën zanore të filmit të njohur Dangerous Minds. Pfeiffer, që interpretonte aty personazhin kryesor, tha se lajmi i vdekjes së këngëtares, i kishte thyer zemrën. Coolio, sipas saj, “arsyeja përse ai film pati aq shumë sukses”.

Ende dridhem sa herë e dëgjoj këngën e tij, u shpreh ajo, duke shtuar: Një jetë e prerë në mes kaq shpejt. Ai ishte një njeri tejet i sjellshëm”. Edhe reperi MC hammer e përshkroi Coolin si një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur ndonjëherë. Coolio nisi të merrej me muzikë në vitet 80, megjithatë vendin e tij në historinë e hip-hopit e cimentoi me Gangsta’s Paradise, që u bë një nga këngët më të suksesshme rap songs të të gjitha kohërave.

Ai ishte gjithashtu dhe një aktor e producent i talentuar, e është shfaqur në një duzinë filmash e show televizivë, përfshirë Celebrity Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2009.

Top Channel