Ish-gruaja e Jeff Bezos kërkon divorcin edhe nga bashkëshorti i ri pas një viti (fotot)

29/09/2022 19:11

MacKenzie Scott u bë menjëherë gruaja më e pasur në botë pas marrëveshjes së divorcit me pronarin e rrjetit Amazon, por duket se dhe martesa e saj e dytë po shkon ‘me shigjetën nga jugu’.

Ish-gruaja e Jeff Bezos  ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i dytë një vit pas martesës.

Novelistja që më pas u kthye në ‘filantropiste’ pas marrjes së rreth 30 miliardë dollarëve nga Bezos, kërkoi divorcin nga njeriu i tretë më i pasur në botë pas akuzave se e kishte tradhtuar.

Kështu në mars të vitit të kaluar ajo u martua me Dan Jewett, i cili ka qenë mësues në shkollën private në Seattle ku Bezos e MacKenzie dërgonin fëmijët e tyre.

Nuk dihet shumë për Jewett, dhe as arsyet e sakta të kërkesës së divorcit të Scott nuk janë berë publike.

Që prej divorcit të saj nga Bezos, MacKenzie raportohet se ka dhuruar shumë të majme për grupe të ndryshme bamirësie në SHBA.

Kur u tha lajmi për martesën e tyre, Jewett shkruante: “Një koinçidencë e lumtur, po martohem me një nga njerëzit më bujarë në botë dhe e di se i bashkohem për të shpërndarë një pasuri në shërbim të te tjerëve”.

Faqja e tyre nxit milionerët të bëjnë donacione për kauzat e mira, në emër të tyre, por tashmë emri i Jewett nuk shihet më aty.

Bezos e MacKenzie kanë qenë të martuar për 25 vjet deri në ndarjen e tyre në 2019, dhe kanë thënë se do të mbeten miq megjithë akuzat e tradhtisë së Bezos me një prezantuese televizive.

FOTO GALERI
2/3
Novelistja më pas u kthye në ‘filantropiste’ pas marrjes së rreth 30 miliardë dollarëve nga Bezos,

Top Channel