Problemet, tensioni dhe dhuna në futbollin latin nuk mungojnë kurrë. Boca Juniors fitoi 3-2 ndaj Quilmes në fushë neutrale dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Argjentinës, por ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta.

Mbështetësit e Quilmes filluan të gjuanin me gurë tifozët kundërshtarë dhe “Estadio Malvinas Argentinas” u përfshi nga kaosi. Ultrasit e Quilmes nuk u ndalën dhe goditën me gur në kokë edhe një pjesëtar të klubit të tyre.

Problemet nisën që përpara fillimit të ndeshjes. Një autobus me tifozë të Boca Juniors u përmbys rrugës për në Mendoza, vendi ku u zhvillua takimi. Disa tifozë pësuan dëmtime të rënda, teksa raportohet se njëri prej tyre humbi jetën.

Top Channel