Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit të mbajtur mëngjesin e sotëm në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begajn.
Diplomatja Kim thekson se roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.
Thank you President @BajramBegajAL for today’s discussion of key issues in 🇺🇸 🇦🇱 relations. The institutional role of the Presidency, in accordance with the constitution, is essential for Albania’s democracy and national security. https://t.co/n7OUBcsQ1u
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2022
Më herët kreu i shtetit bëri të ditur detaje të takimit në Presidencë, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkroi se me ambasadoren amerikane bisedoi për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale.
Top Channel