Një nga çiftet më jetëgjatë të showbiz-it në krizë martese, shenjën e parë e dha Victoria Beckham

28/09/2022 13:13

Ata janë padyshim çifti më i famshëm dhe më jetëgjatë në botën e showbiz-it.

Victoria dhe David Beckham janë bashkë që nga viti 1999. Ndërkaq, së fundmi fansat e çiftit janë të shqetësuar dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh. Victoria ka postuar në Instagram një video duke u grimuar, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është se ajo ka fshirë tatuazhin me inicialet e bashkëshortit. Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes së tyre, ku përveç inicialeve kishte edhe frazën: Së bashku përgjithmonë, përjetësisht.

Ç

ifti u takua për herë të parë në 1997 dhe u martuan në 1999. Ata janë bekuar me katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Rikujtojmë, se Victoria Beckham mungoi në funeralin e mbretëreshës Elizabeth teksa burri i saj David kaloi orë të tëra në radhë për t’i bërë nderimet e tij monarkes së ndjerë. Ish-kapiteni i Anglisë iu bashkua mijërave që prisnin të shihnin monarken e ndjerë në Westminster Hall në Londër.

Ndërkaq, së fundmi David Beckham foli për zakonet e bezdisshme që ai dhe Victoria nuk i pëlqejnë njëri-tjetrit. Ish-futbollisti u bashkua me shokun e vjetër dhe shokun e skuadrës Gary Neville për një bisedë. Gjatë një pyetje të fansave në The Overlap, ylli i futbollit u pyet për zakonet e bezdisshme që ai ka që Victoria nuk mund t’i durojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA