Femrat e Vllaznisë në Champions historike. Shkodranet kualifikohen në fazën e grupeve

28/09/2022 17:59

Vajzat shkodrane janë bërë ekipi i parë në historinë e futbollit shqiptar, të meshkujve dhe të femrave, që kualifikohen në turneun më të madh të futbollit të klubeve.

Prej vitesh, ekipi i Vllaznisë për femra ishte shfaqur dominuese në futbollin shqiptar ndërsa ishte vënë në kërkim të hapit të madh edhe në futbollin ndërkombëtar. E këtë e kanë arritur këtë pasdite duke qenë se mposhtën Vorskla Poltavën me rezultatin 2-1 dhe tashmë janë pjesë e grupeve të Champions League teksa takimi i parë i luajtur në Shkodër përfundoi në barazim 1-1.

Sa i takon ndeshjes, kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me anë të amerikanes Pettarson e cila realizoi në minutën e 35-të së pjesës së parë dhe mitrovicialies, Gresa Berisha në minutën e 89-të të fraksionit të dytë ndërsa më parë kishte barazuar për kundërshtarët, Korsun.

Kështu. vajzat shkodrane festuan me të drejtë një arritje ekzemplare, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian, duke përfaqësuar më së miri Shqipërinë. Vajzat shkodrane do të mësojnë emrat e klubeve kundërshtare në datën tre tetor me shortin që do të mbahet në Nyon, ndërsa kompeticioni nis më datë 19 tetor.

Top Channel