Gjirokastër

Reshje të dendura kanë përfshirë edhe Jugun e vendit.

Vetëm gjatë natës së kaluar, sasia e reshjeve në Gjirokastër ishte rreth 6 mm ndërsa aktualisht moti vijon të jetë me reshje.

Akset kombëtare megjithatë janë të lira dhe sasia e ujërave në lumenjtë Drino e Vjosa është ende jo problematike edhe për shkak të thatësirës së gjatë të verës.

Disa probleme me prurjet e përrenjve po vihen re në akset dytësore drejt Lunxhërisë, Zagorisë, Cepos dhe Dropullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA