Është edhe më i rëndë nga sa u mendua fillimisht bilanci i viktimave të të shtënave në një shkollë të Rusisë, ndërsa me kalimin e orëve detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rendë që tronditi qytetin e qetë Izhevsk e mbarë vendin.

Agjensia e lajmeve Reuters thotë se personi i armatosur që hapi zjarr në ambientet e shkollës duke vrarë 13 vetë e duke plagosur 21 të tjerë, mbante veshur në bluze në të cilën ishte stampuar simboli i swastikës, i përdor gjerësisht prej nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet sqaruan se shtatë prej viktimave janë fëmijë, dhe 6 të rritur.

“Agresori hyri në shkollën me numër 88 në Izhevsk. Të parin vrau rojën, kjo është konfirmuar. Ka viktima e të plagosur, fëmijë e të rritur. Personi në fjalë më pas vrau veten”- deklaroi Alexander Brechalov, kryetar bashkie

Tashmë, është konfirmuar dhe identiteti i tij. Autori i sulmit është 34 vjecari Artem Kazantsev, një ish nxënës i shkollës në fjalë i cili jetonte në Izhevsk. Shtëpia e tij po kontrollohet nga forcat e rendit, teksa hetuesit po përpiqen të zbulojnë arsyen e gjestit ekstrem.

Po kështu, po verifikohet edhe mbështetja e tij për pikëpamjet neo-fashite de ideologjinë naziste. Sipas zyrtarëve lokalë, Kazantsev kishte mbërritur i armatosur me dy pistoleta në shkollën e gjendur në zemër të qytetit, shumë pranë ndërtesave qeveritare.

Episodi ka risjellë në kujtesë ngjarjen e tmerrshme të Beslanit të vitit 2004, që konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës në një shkollë të Rusisë militantë islamikë mbajtën peng për disa ditë më shumë se 1000 persona; rrethimi i tyre përfundoi me të shtëna armësh dhe shpërthime, cka shkaktoi 334 të vdekur, më shumë se gjysma e të cilëve fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA