“Ata janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër”, reagon djali i Jakup Krasniqit pas dënimit me 25 vite burg: Sapo takova babanë, më tha…

16/09/2026 16:31

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, në një reagim në rrjetet sociale ka njoftuar se ka takuar të atin pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, me 25 vite burg.

Krasniqi ka përcjellë mesazhin e babait të tij, duke thënë se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, shkruan ai.

Top Channel