Liqeni i Komanit, si një lum i vogël! KESH prodhon aq energji sa çon ujin në nivelin më të ulët prej vitesh

26/09/2022 13:24

Duke i paraprirë ditëve me shi, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prodhuar masivisht gjatë 2-3 ditëve të fundit dhe kjo është reflektuar në nivelin e liqenit të Komanit.

Aq shumë është prodhuar energji dhe është shkarkuar nga hidrocentrali, sa në disa pika të liqenit, ai të ngjan me një lum të vogël. Në vendin e quajtur përroi i Daicës, aty ku gjatë verës kalojnë me dhjetëra varka dhe tragete, sot lëvizja mund të bëhej edhe në këmbë. Kjo do të thotë se lëvizja e tragetit, por edhe e varkave është e pamundur.

Në afërsi të të gjithë fshatrave në lagen nga liqeni i Komanit, ulja e nivelit ka nxjerrë në pah edhe një herë, territore të cilat nuk ishin parë që prej ndërtimit të hidrocentralit në vitin 1985.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA