Arkeologët thonë se mund të kenë zbuluar mumjen e Nefertitit dhe mbretëreshës së perandorit pararendës egjiptian (fotot)

26/09/2022 21:16

Dy mumje të gjetura në Luginën e Mbretërve mund të jenë mbetjet e Nefertitit dhe Ankesenamun, gruas së Tutankhamun, ndërsa testet e pritura të ADN-së do të konfirmojnë nëse ato janë apo jo mbetjet e mbretëreshave të lashta egjiptiane.

Sipas legjendave, më shumë se 3,000 vjet më parë, Faraoni Akhenaten e mbretëresha Nefertiti vendosën të hiqnin dorë nga adhurimi i zotëve egjiptianë në favor të atij që faraoni quante “Zoti i vërtetë”, duke refuzuar kështu traditën mijëra-vjeçare.

I biri i tij Tutankhamun — sundimtari i fundit i kësaj dinastie mbretërore — u kthye kundër të atit dhe rivendosi në fuqi panteonin e Zotëve egjiptianë.

Por pasi ata të dy kishin vdekur, priftërinjtë e lartë shkatërruan monumentet monoteiste të lëna nga Akhenaten dhe fshinë emrat e tyre nga historia, shkruan britanikja Daily Mail.

Hakmarrja e priftërinjve errësoi disi historinë e pasur, e cila rinisi të vlerësohej vetëm pas zbulimit të katakombës së Tutankhamun në vitin 1922, që po kthehej tashmë ne tumën më te famshme te faraonëve.

Tanimë, mijëra vjet pas dinastisë së 18-të egjiptiane, mbretëreshat që kanë sunduar përkrah me mbretërit Akhenaten e Tutankhamun — mund të jenë zbuluar.

Trupi i mumifikuar i Nefertiti, ndoshta mbretëresha më e famshme e Egjiptit të lashtë, besohet se është vendosur në tumat KV21 e KV35, në luginën e mbretërve.

Skanimet e mbetjeve pritet tashmë të ringjallin tiparet e fytyrave të tyre, thonë arkeologët vendas.

“Në tetor do të mund të njoftojmë zbulimin e mumjes së Ankesenamun, gruaja e Tutankhamun, dhe ajo e nënës së saj Nefertiti,” tha Prof. Hawass për rrjetin Newsweek.

“Jam i sigurt që do të zbulojmë se cila nga mumjet është ajo e Nefertitit”, thotë Hawass duke shtuar se ende vetëm 30 e varreve nëntokësore janë zbuluar.

Nefertiti ka sunduar gjatë asaj që studiuesit quajnë periudha më e lulëzuar e Egjiptit.

Një bust i Nefertitit është gjetur në vitin 1912 në qytetin egjiptian Tell el-Amarna, i cili ka qenë për një kohë të shkurtër kryeqytet i Akhenaten. Ajo gjendet tashmë në muzeumin ‘Neues’ në Berlin.

Arkeologu Giovanni Belzoni spekulonte në vitin 1817 se kishte zbuluar Nefertitin në tumën e njohur si KV21 në Luginën e Mbretërve, por më vonë testimet e ADN-së rezultuan jo-konkluzive.

FOTO GALERI
2/6
Imazh i Tutankhamun deh mbretereshes se tij Ankhesenamun

Top Channel