Pranë urës së Patrës! Zjarri jashtë kontrollit në Nafpakto të Greqisë, rrezikohen banesat, 4 avionë dërgohen në zonë

24/09/2022 14:56

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një zonë pyjore në vendin e quajtur Nafpakto të Greqisë, shumë pranë urës së Patrës.

Flakët kanë përfshirë një kodër, ndërsa dogjën një kullë komunikacioni, ku si pasojë në zonë u ndërprenë për disa çaste disa shërbime të telefonisë celulare.

Zjarri është përhapur më tej në disa ara me ullishte dhe pemë frutore si dhe ka djegur disa makineri bujqësore.

Në zonë janë dërguar 4 avionë dhe dhjetëra zjarrfikëse. Sipas autoriteteve vendase, disa banesa rrezikohen prej flakëve por po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit.

Forcat zjarrëfikëse thanë se dyshojnë për një zjarrëvënie me dashje, por pa dhënë më shumë detaje.

Top Channel