Ish-partneri i modeles Gigi Hadid, këngëtari Zayn Malik ka reaguar për romancën e re të nënës së vajzës së tij me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio.

Malik duket se ka hequr nga Instagrami modelen me të cilën ishte në një lidhje për 6 vjet përpara ndarjes së tyre një vit më parë. Hadid nga ana tjetër ende e ndjek Malik.

Veprimi i këngëtarit vjen menjëherë pasi ‘Us Weekly’ dhe ‘People’ raportuan se Hadid dhe DiCaprio janë në krahët e njëri-tjetrit. Dyshja e njohur Hadid dhe DiCaprio kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë në fillim të këtij muaji duke u shoqëruar në New York gjatë Javës së Modës. Një burim tha se “ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi”.

Romanca e DiCaprios dhe Hadid vjen pak më shumë se një muaj pasi u konfirmua se aktori i dha fund lidhjes me Camila Morrone. DiCaprio është konsideruar si një nga njerëzit më të dashur të Hollywood-it që kur ai u bë i njohur si Jack Dawson në filmin “Titanic” së bashku me Kate Winslet.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel