Uragani Fiona po vazhdon të forcohet, duke kërcënuar jetën e shumë njerëzve në pjesë të Karaibeve, thonë sinoptikanët amerikanë.
Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia e kategorisë së dytë që aktualisht ka shpejtësi prej 175 km/h mund të përkeqësohet edhe në kategorinë e katërt, përcaktimi i dytë më i lartë.
Shiu tanimë po godet Porto Rikon, ku të paktën dy persona kanë vdekur dhe 90% e ishullit mbetet pa energji elektrike.
Presidenti i Republikës Domenikane thotë se dëmi atje është “i konsiderueshëm” dhe ka shpallur tre provinca lindore si zona katastrofash.
Fiona mbërriti atje të dielën, duke shkaktuar jo vetëm përmbytje, por edhe rrëshqitje të gjerë dheu dhe balte.
Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua të rrisë mbështetjen për ishullin pas një bisede me guvernatorin.
Imazhet e shpërndara tregojnë makina të zhytura në ujë dhe njerëz që përpiqen të ecin nëpër rrugë të përmbytura
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha që mund të marrin ditë të tëra për tu rregulluar sipas autoriteteve.
Top Channel