“Takimi më surreal”/ Lorida “kryqëzon” me kritika Remilin, Eda zbulon se ata “njihen prej 10 vitesh”

20/09/2022 18:57

Lorida, gjatë takimit në studion e “Për’puthen”, kritikoi Remilin për injorim ndaj vëmendjes që ajo i ka kushtuar gjatë këtyre ditëve.

Ajo i kujtoi konkurrentit se pas takimit që patën javën e kaluar, ai i kushtoi vëmendje Edës dhe kjo gjë nuk i pëlqeu.

Lorida: Nëse e ke vënë re, unë të kam dhënë vëmendje dy herë, vetëm ty. E para kur të thash Marshallah, e dyta kur të zgjodha ty në vallëzim. Dhe nuk e mora të njëjtën vëmendje mbrapsht. Unë kur i futem diçkaje i shkoj deri në fund, prandaj e nisa me ty dhe e vazhdova me ty. Nuk e mora të njëjtën gjë nga ty.

Eda na ndërpreu, ndoshta atë ka dashur të bëjë dhe ti e hëngre. I dhe vëmendje asaj, nuk fole as për kërcimin, as për mua.

Remili: Ishte një nga kërcimet më të bukura.

Lorida: Por ti nuk e the këtë, ti i dhe vëmendje Edës… edhe Xhenit. Për mua, nuk ka asnjë lloj komenti nga ana jote.

Remili: Duhet të kuptosh se këtu jemi për të njohur të gjitha vajzat…

Neda Balluku, e habitur nga kritikat e shumta të Loridës e cilësoi takimin surreal, ndërsa Eda zbuloi nga ana tjetër se Remili dhe Lorida njihen më parë me njëri-tjetrin.

Konkurrentët pranuan se janë takuar para 10 vitesh, por ka qenë vetëm një takim i shkurtër në një sfiladë.

“Kam qenë me Edën te roja poshtë, kur pashë Remilin dhe i thash që më duket i njohur. Kaq ishte”, tha Lorida.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA