Lajmi i fundit
Lajm i fundit/ Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç
Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme serbe, Radojçiç mbahet në paraburgim
Kosova ende nuk ka kërkuar ekstradimin
Mediat serbe shkruajnë se Milan Radojçiç, është ndaluar për 48 orë i akuzuar si organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Nga Milano në Paris dhe nga Parisi në Stamboll me një standard jetese që pak kush ia lejon vetes.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi po,  mund të bëjnë shpenzime  të tepruara mujore për jetesën e tyre luksoze.

Gazetari argjentinas, Augusto ‘Tartu’ Tartúfoli, zbuloi një sërë detajesh të panjohura për çiftin mediatik gjatë një programi televiziv.

Ai u ndal te shpenzimet mujore të çiftit: “Ata ishin mësuar me një standard të lartë jetese: Wanda shpenzoi afërsisht nga 400 000 deri në 500 000 euro në muaj për të jetuar. Njerëzi pranë çiftit shpjegojnë se këto para shkojnë në shtëpinë në Milano, shkollat e shtrenjta ku shkojnë fëmijët e tyre e kështu me radhë”.

Ajo që ndodh është se tani situata ka ndryshuar. Sepse Mauro Icardi kishte një pagë të lartë te PSG, e cila thuajse i është përgjysmuar te Galatasaray.

“Mauro fitonte 10 milionë euro në vit. Në Turqi nuk mund t’ia paguanin atë shumë, kështu që drejtuesit parizienë thanë se do të merrnin përsipër shlyerjen e një pjese të madhe të pagës: 6 milionë euro në vit”, tha gazetari duke shtuar: “Turqit i thanë se mund t’i ofronin vetëm 750 mijë euro shtesë në vit, pra 60 mijë euro në muaj, sepse në Turqi nuk është aq e shtrenjtë të jeta”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel