Karroca që transportoi arkëmortin e Mbretëreshës Elisabetë II në Westminster Abbey është ndryshe nga ajo që u përdor në procesionin nga Buckingham Palace të mërkurën.
Ajo është përkujdesur nga Marina Mbretërore që nga viti 1901 dhe shërbeu për funeralin e mbretëreshës Victoria, e cila ishte stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabetë II.
Karroca është përdorur edhe në funeralet e monarkëve të tjerë, duke përfshirë babanë e mbretëreshës George VI, gjyshin Mbreti George V, stërgjyshin Mbreti Eduard VII dhe stërgjyshes Mbretëresha Victoria.
Gjithashtu me këtë karrocë është transportuar edhe kryeministri i parë gjatë mbretërimit të Elizabeth II, Winston Churchill.
Personeli i Marinës detare u përdor për herë të parë gjatë funeralit të Mbretëreshës Viktoria, pasi kuajt që kishin për qëllim të tërhiqnin karrocën e armës u trembën, duke shkaktuar frikën e përmbysjes së karrocës.
Ata përdorën litarë të improvizuar për të tërhequr karrocën 2.5 ton.
Top Channel