“Bordi” paditet në Kushtetuese, nisma e deputetëve demokratë të grupit “Alibeaj”

19/09/2022 15:25

Grupi i deputeteve që ndjekin linjën e Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike kanë nisur një beteje ligjore me Qeverinë në Kushtetuese pa mbështetjen e kolegëve që mbështesin linjën e Berishës.

29 demokratë trokitën sërish në gjykatë, këtë herë kundër bordit të përcaktimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

“Në bashkë me kolegët e PD kemi bërë përllogaritje dhe del që nga shtatori i vitit 20-21, deri në shtatorin e vitit 2022 është 76.7% rritja e produkteve të shportës. Gati dyfishim të çmimeve”, tha Dashnor Sula.

Në llogaritë e demokratëve 2 paketat e rezistencës të qeverisë janë të pamjaftueshme sidomos për të pamundurit.

“I keni parë paketat në rajon edhe në Kosovë, tek ne paketat që jep qeveria Rama janë vetëm thërrime për shtresat në nevoje“, tha Sula.

Kjo është padia e dytë kundër bordeve të Transparencës, pasi në fillim të shtatorit deputetet e grupimit Alibeaj kërkuan anulimin e strukturës që vendos çmimin e karburanteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA