“London Bridge”, operacioni për funeralin e mbretëreshës, ‘makthi’ më i madh i policisë britanike

18/09/2022 15:15
Britain's King Charles III, centre, at left, Britain's Prince William, Prince of Wales, Earl of Snowdon, background left, Britain's Prince Harry, Duke of Sussex centre right, and Britain's Prince Andrew, Duke of York walk behind the coffin of Queen Elizabeth II, during a procession for the Lying-in State of Queen Elizabeth II, from Buckingham Palace to Westminster Hall in London, Wednesday, Sept. 14, 2022. The Queen will lie in state in Westminster Hall for four full days before her funeral on Monday Sept. 19. (Daniel Leal/Pool Photo via AP)

Shefat e policisë dhe ekipet e emergjencës së Londrës po përgatiten për një makth sigurie në funeralin e Mbretëreshës të hënën, pasi ju duhet të balancojnë nevojën për të mbrojtur liderët dhe personalitetet më të larta të botës, me dëshirën e publikut për të t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës së tyre.

Disa e kanë krahasuar ngjarjen në një nivel me Lojërat Olimpike të Londrës, por në të vërtetë funerali shtetëror – i pari në Britani që nga vdekja e Winston Churchill në vitin 1965 – ka të ngjarë të zbehë ekstravagancën sportive të 2012-ës.

I koduar me emrin “Operacioni Ura e Londrës-London Bridge”, organizimet për funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë janë trajtuar me kujdes ekstrem prej vitesh nga shumë agjenci të përfshira, madje edhe vetë Mbretëresha ka miratuar cdo detaje para se të ndahej nga jeta.

Në një intervistë me Sky News në fillim të kësaj jave, kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan për të shpeguar se sa gjigande është ngjarja tha: mendoni për maratonën e Londrës, karnavalet, dasmat e mëparshme mbretërore, Olimpiadën – e pra london bridge janë të gjitha këto, në një.”

Tre ekipet policore që veprojnë në kryeqytetin britanik – Policia Metropolitane, Policia e Qytetit të Londrës dhe Policia Britanike e Transportit – nisën planet e tyre të provuara mirë në të gjithë Londrën sapo u njoftua vdekja e Elizabeth II më 8 shtator.

Funerali i mbretëreshës është “operacioni më i madh i mbrojtjes globale që Policia Metrop ka ndërmarrë ndonjëherë” pasi “qindra liderë botërorë dhe VIP” zbresin në Londër.  Ndërkohë, operacioni i madh logjistik ka përfshirë një mori aspektesh të tjera, si mjekët, tualetet, pastrimin e rrugëve dhe mbylljen e rrugëve.

Ura e Londrës u realizua në vitet ’60 dhe rishikohet  të paktën tre herë në vit. Rishikimet e rregullta ishin jetike në luftimin e natyrës në ndryshim të kërcënimeve të sigurisë – nga nacionalizmi irlandez në vitet 1970 dhe 80, tek ekstremizmi islamik kohët e fundit.

Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë refuzuar të japin detaje specifike të sigurisë për vizitën e Presidentit Biden, por thonë se po punojnë me homologët e tyre britanikë për të siguruar që kërkesat e sigurisë presidenciale të përmbushen. FBI do të monitorojë për cdo  kërcënim të mundshëm dhe do të ndajë çdo informacion me shërbimin e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar MI5.

Kur dolën raporte javën e kaluar se liderëve botërorë do t’u kërkohej të hipnin në një autobus për në funeral, zyrtarët amerikanë ishin skeptikë dhe hodhën poshtë sugjerimin që Biden do të udhëtonte në Westminster Abbey me një autobus.

Top Channel