Russian President Vladimir Putin and Indian Prime Minister Narendra Modi attend a meeting on the sidelines of the Shanghai Cooperation Organization (SCO) summit in Samarkand, Uzbekistan September 16, 2022. Sputnik/Alexander Demyanchuk/Pool via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Kryeministri indian Narendra Modi duket se ka kundërshtuar drejtpërdrejt pushtimin e Ukrainës nga Moska, duke i thënë presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është koha për luftë.

Në atë që ishte e fundit në një seri pengesash për liderin rus, Modi i theksoi atij nevojën për të “kaluar në një rrugë paqeje” dhe i kujtoi  rëndësinë e “demokracisë, diplomacisë dhe dialogut”.

Komentet nga Modi erdhën gjatë një takimi ballë për ballë të premten, në margjinat e një samiti rajonal, dhe theksuan izolimin në rritje të Rusisë në skenën diplomatike. Komentete erdhën vetëm një ditë pasi Putin pranoi se edhe Kina kishte “pyetje dhe shqetësime” lidhur me pushtimin.

Presidenti rus u përgjigj duke i thënë udhëheqësit indian se ai ishte në dijeni të shqetësimeve të tij.“Unë e di për qëndrimin tuaj për konfliktin në Ukrainë dhe i di për shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.Kritika e dukshme e Modit për pushtimin e Rusisë është vetëm pengesa e fundit për Putinin, forcat e të cilit kanë pësuar një sërë humbjesh të mëdha në fushën e betejës javët e fundit.

Diplomatikisht, Moska gjithashtu duket të jetë në një seri humbjesh dhe kjo është theksuar nga shkëmbimet në samitin në Samarkand, i cili mbledh së bashku liderë nga Rusia, Kina, India, Pakistani, Irani dhe katër vende të Azisë Qendrore.

Dukej se Moska dhe Pekini do të donin të paraqisnin një front të bashkuar në samit për të kundërpeshuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Megjithatë, shenjat e ndarjeve janë shfaqur dukshëm në lidhje me pushtimin e Rusisë, i cili ka shqetësuar udhëheqësit e territoreve ish-sovjetike në Azinë Qendrore, që janë të shqetësuar se Rusia mund të shkelë edhe tokën e tyre.

India dhe Kina janë klientët më të mëdhenj të naftës ruse dhe sugjerimet e ditëve të fundit që të dyja kanë rezerva për luftën i japin Moskës shumë për të menduar.

Top Channel