Aksident i rëndë në Kinë/ Përmbyset autobusi, 27 të vdekur dhe 20 të plagosur

18/09/2022 09:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kinë mëngjesin e sotëm ku të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur teksa një autobus është përmbysur në një autostradë provincën malore Guizhou të Kinës jugperëndimore.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në qarkun Sandu, rreth 170 km (105 milje) në juglindje të kryeqytetit të provincës, Guiyang, tha policia lokale në një deklaratë të dielën.

Në autobus ndodheshin 47 persona në total, ku 20 të plagosurit po marron trajtimin nëpër spitale.

 

Top Channel