Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Lepenicë të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi automjetit tip “Audi”, i cili ishte shkatërruar plotësisht.
Ai është transportuar drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 të mesditës së sotme dhe shkak për aksidentit mësohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia që qarkullohet në këtë segment rrugor.
Zjarrfikësja Selenicë mori masa për hapjen e rrugës dhe kthimin në normalitet të trafikut për shkak të vajrave të derdhur në rrugë nga aksidenti.
Top Channel